Lidhje

Çeki: Protestë ndaj planeve për sistemin amerikan antiraketë


Qindra njerëz marshuan sot në rrugët e Pragës për të protestuar ndaj planeve për vendosjen e një sistemi amerikan për mbrojtjen nga raketat në Republikën Çeke.

Organizatorët e protestës komuniste thonë se ata i dërguan një letër ambasadës amerikane në Pragë, drejtuar Presidentit Barak Obama.

Shtetet e Bashkuara realizuan një marrëveshje për të vendosur një sistem radarësh në Republikën Çeke dhe 10 raketa interceptuese në Poloni gjatë mandatit të Presidentit Bush.

Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi i mbrojtjes nga raketat ka si synim mbrojtjen e aleatëve evropianë kundër kërcënimit të raketave nga vende si Irani. Por plani ka ngjallur kundërshtimin e Rusisë.

Kryeministri rus Vladimir Putin e ka quajtur planin një kërcënim ndaj sigurisë ruse. //ii

XS
SM
MD
LG