Lidhje

Kryeministri turk kritikon politikat izraelite ndaj Hamasit


Kryeministri turk Rexhep Erdogan kritikoi politikat izraelite ndaj lëvizjes palestineze Hamas pas përballjes publike që pati me presidentin izraelit.

Në një intervistë me gazetën Uashington Post, zoti Erdogan tha se Izareli kishte bërë gabim që nuk e kishte përfshirë Hamasin në bisedimet e paqes. Ai shpjegoi se ai nuk po thoshte se Hamasi është një organizatë e mirë dhe shtoi se ofensiva izraelite ishte e tepruar.

Zoti Erdogan u largua i zemëruar nga një debat ditën e enjte gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës pas një fjalimi të gjatë që mbajti presidenti izraelit Shimon Peres në mbrojtje të sulmeve në Gazë.

Gjatë intervistës, zoti Erdogan përsëriti se ishte i pakënaqur me veprimet e qeverisë izraelite dhe jo me izraelitët.//kk//

XS
SM
MD
LG