Lidhje

SHBA:Partia Republikane zgjedh kryetar një afrikano-amerikan


Në Shtetet e Bashkuara, udhëheqja e Partisë Republikane zgjodhi zotin Majkëll Still si kryetar të saj, i pari afrikano-amerikan që kjo parti zgjedh në krye të saj.

Në votimin e zhvilluar mbrëmë, zoti Still mundi 4 konkurrentë të tjerë duke përfshirë kryetarin e deritanishëm Majk Dankan i cili u detyrua të tërhiqet për shkak se i mungoi mbështetja.

Still ka qenë zëvendës guvernator i shtetit Maryland. Detyra e tij do të jetë rindërtimi i kësaj partie e cila është dëmtuar rëndë në zgjedhjet e fundit kombëtare.

Në vitin 2008, republikanët humbën presidencën dhe mjaft vende në të dyja dhomat e Kongresit. Demokratët kanë tani shumicën në Kongres si dhe Shtëpinë e Bardhë. Pas zgjedhjes, zoti Still tha se ka ardhur koha që partia të provojë diçka krejtësisht të ndryshme. //mm//

XS
SM
MD
LG