Lidhje

Mosmarrëveshjet politike pengojnë miratimin e buxhetit të Tiranës


Mosmarrëveshjet midis partive politike kanë rritur aq shumë tensionet në qarqet politike të Shqiperisë saqë këshilltarët bashkiake nuk po miratojnë dot as buxhetin e bashkisë së kryeqytetit. Partia Socialiste i bëri thirrje Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mbështesë miratimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Por LSI dhe Partia Demokratike mendojnë se projekt-buxheti nuk është transparent, lejon mundësi për korrupsion të drejtuesve bashkiakë dhe nuk mbulon problemet më të nevojshme të kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG