Lidhje

SHBA: Republikanët kërcënojnë për bllokimin e paketës ekonomike


Senatorë republikanë po paralajmërojnë se mund të mos votojnë pro planit të Presidentit Obama për krijimin e vendeve të reja të punës.

Numri dy i Partisë opozitare Republikane në Senat, Xhon Kajl i tha sot televizionit Fox News se paketa duhet ndryshuar. Zoti Kajl dhe republikanë të tjerë thonë se 820 milardë dollarët janë një shpenzim i kotë i programeve që nuk stimulojnë ekonominë.

Ndërsa një republikan tjetër me zë, senatori nga Karolina e Jugut, Xhim Demint foli në televizionin ABC duke thënë se plani nuk stimulon ekonominë, por thjesht shpenzon para pa qënë nevoja.

Daschle, nesër përpara Komisionit të Financave

Senatori republikan Xhon Kajl tha se është i shqetësuar për faktin se personi i emëruar nga Presidenti Obama në postin e sekretarit të shëndetësisë nuk ka paguar në kohë taksat që kapin mijra dollarë.

Senatori Kajl i Arizonës tha në një intervistë për televizionin se komisioni i senatit për financat do të marrë në pyetje të hënën ish senatorin Tom Daschle për çështjen e taksave.

Daschle, ish kryetar i shumicës në Senat është emëruar nga presidenti Obama për të kryesuar Departamentin e Shëndetësisë dhe përpjekjet për reformimin e sistemit shëndetësor.

Ditët e fundit, zoti Daschle pranoi se nuk kishte paguar një sasi taksash që kapnin shumën 128 mijë dollarë.//mm//

XS
SM
MD
LG