Lidhje

Irak: Shumica shiite fiton zgjedhjet provinciale në jug të vendit


Zyrtarë irakianë thonë se aleatët e kryeministrit shiit Nuri al-Maliki kanë arritur rezultate të mira në zgjedhjet e së dielës.

Sipas zyrtarëve, rezultatet paraprake i japin fitoren përfaqësuesve shiitë në pjesën jugore të Irakut.

Shumë shiitë irakianë vlerësojnë punën e kryeministrit al-Maliki për ulejn e dhunës në vend, pasi ai dha urdhrin që të luftoheshin militantë shiitë vitin e kaluar.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Irakut, tha se pjesëmarrja në votimet e djeshme ishte 51%. Zgjedhjet kaluan pa akte të mëdha dhune çka është vlerësuar pozitivisht nga udhëheqësit irakianë dhe ata amerikanë.

Zyrtarët thonë se më pak se 200 irakianë u vranë gjatë akteve të dhunës në muajin janar, numri më i ulët që prej vitit 2003.//mm//

XS
SM
MD
LG