Lidhje

Kenia : 111 të vdekur nga shpërthimi i një çisterne


Nga një derdhje nafte ka marrë flakë në Kenia duke shkaktuar vdekjen e të paktën 111 vetëve dhe plagosjen e 170 të tjerëve. Viktimat po mundoheshin të vidhnin naftë.

Sipas zyrtarëve, derdhja ndodhi në qytetin e Molos, në pjesën qendrore të Kenias pas përplasjes së një kamioni transportues.

Dëshmitarët thanë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një cigare. Sipas policisë, aksidenti është ende nën hetime. Autoritetet thanë se ky është një ndër aksidentet më të rënda në Kenia dhe ndodh në një moment kur mediat lokale po kritikojnë fuqishëm qeverinë keniane për standarte të ulëta sigurie.//mm//

XS
SM
MD
LG