Lidhje

Bakojanis lavdëron përparimin e bërë nga Serbia



Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis ka lëvduar Serbinë për progresin e bërë në rrugën drejt anëtarësisë në BE.

Zonja Bakojanis, vendi i së cilës mban kryesinë e radhës të OSBE-së i bëri këto komente në Beograd ku u takua me udhëheqësit serbë.

Ministrja greke theksoi rolin kyç që ka Serbia në sigurimin e stabilitetit në Evropën juglindore dhe përparimin e bërë në zbatimin e reformave. Ajo po kështu foli me tone pozitive mbi përpjekjet e autoriteve serbe në forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësimin dhe aftësinë e intitucioneve të drejtësisë.

Serbia firmosi në muajin prill të vitit të kaluar marrëveshjen për marëdhënie më të ngushta me BE-në, që është edhe hapi i parë drejt anëtarësimit në BE, por kundërshtimet e Hollandës po e bllokojnë zbatimin e saj. Hollanda nuk pranon të firmosë marrëveshjen e re derisa Serbia do të arrestojë dhe dorëzojë ish shefin e ushtrisë serbe të Bosnjes, Ratko Mladiç.//rd//

XS
SM
MD
LG