Lidhje

Komisioni i pavarur shqyrton kontratat në Irak e Afganistan


Komisioni amerikan për Kontratat e Luftës në Irak dhe Afganistan po zhvillon sot seanca dëgjimore lidhur me problemet e dhënies së kontratave qeveritare për mbështetjen e përpjekjeve të luftës, rindërtimin dhe sigurinë në dy zonat e konflikteve.

Komisioni i pavarur po dëgjon sot raporte nga zyrat e inspektorit të përgjithshëm për Rindërtimin e Irakut, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit dhe Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar.

Senatorja Kler Mekeskill, demokrate nga Mizuri, tha se kontraktorët dhe udhëheqësit ushtarakë nuk janë përgjegjës. Ajo e cilësoi gjendjen si “dështim masiv” në çdo aspekt, që nga fondet dhe pajisjet e rënda e deri tek vjedhja e armëve. Ajo tha se armët e vjedhura u janë shitur trupave armike që luftojnë kundër ushtarëve amerikanë.

Komisioni u krijua nga Kongresi mbi 1 vit më parë si një grup dypartiak. Ky komision thotë se revizione të njëpasnjëshme, hetime dhe seanca dëshmish në Kongres kanë dokumentuar përmasat e problemeve në kontratat qeveritare. Komisioni nënvizon se Agjencia që kontrollon kontratat për Departamentin e Mbrojtjes ka rishikuar një numër kontratash me vlerë prej miliarda dollarësh.//rd//

XS
SM
MD
LG