Lidhje

Reagime në Irak ndaj deklaratës së Pres. Obama


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha në një intervistë dje në kanalin televiziv NBC se një kontigjent i madh trupash amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda një viti. Kjo deklaratë u prit mirë në Irak.

Irakianët mësuan sot lajmin se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se një numër i konsiderueshëm trupash amerikane do të largohen nga Iraku brenda një viti.

Gjatë një interviste me Met Laur të kanalit televiziv NBC dje (të djelën) Presidenti Obama tha se mbajtja e zgjedhjeve paqësore në Irak ishte një lam i mirë për trupat maerikane dhe familjet e tyre.

I pyetur nëse do të garantonte kthimin e një numri të konsiderueshëm trupash në Shtetet e Bashkuara brenda një viti, Presidenti Obama u përgjegj pozitivisht, megjithëse dha pak hollësi.

Ai tha se e ka diskutuar këtë çështje me shefat e shtatmadhorisë amerikane dhe me komandantët në terren.

Presidenti Obama u zotua gjatë fushatës se do t'i tërhiqte trupat amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh.

Disa irakianë në Bagdad e vlerësuan pozitivisht vendimin e Presidentit Obama për tërheqjen e një numri të konsiderueshëm trupash brenda një viti.

''Deklarata e Presidentit Obama për tërheqjen e trupave ameriane brenda një viti është diçka e mirë për irakianët. Ne duam tërheqjen e trupave sot dhe jo nesër. Kjo është fitore për popullin e Irakut",thotë analisti Abu Ammar

Të tjerë besojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të garantojnë që trupat irakiane të jenë të afta të mbajnë rendin dhe qetësinë në vend, para se të largohen sëandejmi.

''Deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara janë pozitive, por ne shpresojnë se trupat amerikane do të tërhiqen nga vendi me kusht që gjendja të jetë plotësisht e sigurt dhe trupat irakiane të jenë të afta të mbajnë plotësisht nën kontroll gjendjen e sigurisë në vend",thotë studenti Mahmoud Ibrahim

Që nga zgjedhjet e muajit nëntor, Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë nënshkruar një marrëveshje të re për sigurinë, ku parashikohet largimi nga Iraku i të mbi 140 mijë trupave amerikane nga Iraku deri në vitin 2012, megjithë shqetësimet e komandantëve të lartë amerikanë se forcat irakiane mund të mos jenë gati deri atëhere për të siguruar stabilitetin në vend. //rd//


XS
SM
MD
LG