Lidhje

Amerikanët përpiqen të gjejnë punë më të sigurta


Kur shumë industri janë në vështirësi gjatë periudhave të rënies ekonomike, disa punonjës kërkojnë punë në sektorë që janë në rritje. Shifrat tregojnë se një nga sektorët e pa prekur nga recesioni është shërbimi shëndetësor.Sipas statistikave qeveritare, në këtë sektor u hapën vitin e kaluar rreth 750 mijë vende të reja pune, ndërkohë që në sektorë të tjerë të ekonomisë humbja e vendeve të punës ishte tejet e ndjeshme. Faqja e Internetit, Jobfox, i rendit infermierinë dhe administratën mjeksore si dy vendet më të sigurta të punës gjatë periudhës së recesionit.

Kariera e re e Lorin Dan-it e bën atë të ndjehet më i sigurt.Dhe kështu ai dhe gruaja e tij Kelli sëbashku me djemtë e tyre binjakë 19 muajsh, Kameron dhe Noah, të kalojnë një pjesë të pasditës në park.

Lorin la kohët e fundit punën që kishte për të gjetur një punë më të sigurt në fushën e mjeksisë.Ai kishte punuar 7 vjet si bashkërendues huash për blerësit e shtëpive, para se kjo industri të binte dhe të shkaktonte krizën financiare të vendit.

"Ishte e vështirë të largohesha nga një punë që më pëlqente në sektrorin e huadhënies për shtëpitë.Por nga ana tjetër më duhet të mbaj familjen dhe për momentin sektori i huave nuk do të më ndihmonte të plotësoja standardet e mia të jetesës".


Lorin Dan filloi punë në muajin gusht në një nga spitalet lokale, ku merret me rregjistrimin e pacientëve.Ai është shumë i përzemërt me njerëzit.Lorin thotë se i pëlqen puna e re dhe është më pak i shqetësuar se mund ta humbasë atë.


"Gjithmonë do të ketë njerëz që do të sëmuren dhe ne jemi këtu për t’u kujdesur për ta.Besoj se industria e mjeksisë është shumë e fuqishme, pavarësisht se sa të rënda janë kushtet ekonomike”.

Ndërsa Lorin Dan zgjodhi sektorin e kujdesit shëndetësor për një punë më të sigurt, faqet e punëve në Internet vënë në dukje se vende të shumta pune ka për shitës, mësues, programues softverësh, personel sigurimi dhe llogaritarë.

Zyrat e punës në Florida janë plot njerëz që kërkojnë punë.Më shumë se 7 përqind e punonjësve të këtij shteti janë të panunë. Ekspertëtparalajmërojnë se asnjë industri nuk është plotësisht e sigurt gjatë periudhvetë rënies ekonomike.Geri Ërl ështëdrejtor i një agjencie punësimi.

"Në përgjithësi, recesioni shtrihet në gjithë ekonominë dhe mbeten pak për të mos thënë asnjë sektor i ekonomisë që nuk preket prej tij”.


Zoti Ërl thotë se 70 përqind më shumë njerëz iu drejtuan agjencisë së tij për punë në vitin 2008, krahasuar me me një vit mesatar.

Ndërkohë, Lorin Dan nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në industrinë e huadhënies, kur tregu i shtëpive të mëkëmbet. Por tani për tani ai është i kënaqur me punën e re që bën.//iç//

XS
SM
MD
LG