Lidhje

Shpresat e hispanikëve tek presidenca e Barak Obamës


Hispanikët tanimë përbëjnë grupin më të madh të pakicave në Shtetet e Bashkuara me 15% të popullatës. Ashtu sikurse pakicat e tjera në Amerikë, edhe hispanikët i kanë sytë tek administrata e zotit Obama për të zgjidhur krizën aktuale ekonomike si dhe një sërë çështjesh të tjera si imigracioni dhe arsimi.

Në Shtetet e Bashkuara jetojnë 45 milionë hispanikë dhe shumë prej tyre janë entuziastë për administratën e zotit Obama. Rendi Xhirado Urtil i Agjencisë për Shërbime Sociale thotë se pakica hispanike kërkon ndryshim.

"Kërkohet ndryshim për mirë sa i përket arsmit, ekonomisë, shëndetësisë, më shumë siguri në rrugë, veçanërisht brenda qyteteve. Pritet shumë nga administrata e presidentit Obama”.

Hispanikët përbëjnë një pjesë kritike në forcën e punës në shërbimete industrisë si përpunimi dhe bujqësia. Ata po kështu janë pakica me rritjen më të shpejtë të popullatës në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3% në vit.

Zoti Obama ka zgjedhur disa hispanikë në kabinetin e tij përfshirë senatorin nga Kolorado Ken Salazar si Sekretar për Punët e Brendshme dhe kongresisten

Hilda Solis si Sekretaren e Punës. Por sipas shumë njerëzve, presidenti i ri duhet të sjellë më shumë hispanikë në administratën e tij. Rosalind Gold punon në Shoqatën Kombëtare të Hispanikëve të Zgjedhur dhe të Emëruar.

"Presim që ai të përzgjedhë hispanikë të talentuar në shërbimin publik, duam që ai t’i punësojë ata në të gjitha nivelet e administratës së tij”.

Shumë amerikanë shpresojnë se presidenti Obama do t’i bëjë ballë çështjeve si reforma në imigracion apo siguria e kufijve. Miliona njerëz kanë kaluar në mënyrë të jashtligjshme kufirin nga Meksika dhe tanimë janë bërë pjesë e ekonomisë amerikane.

Por ndërsa siguria kufitare është shtuar, imigrantët e jashtligjshëm në SHBA mund të deportohen dhe kjo sipas kritikëve të këtyre masave shkakton ndarjen e familjeve. Por udhëheqësit hispanikë si Heri Paçon nga Instituti për Politika Publike Tomas Riviera thonë se ata kanë shqetësime më të mëdha.

"Arsimi, ekonoma, krimi dhe droga janë shqetësimet më të mëdha për ne. Lagjet tona janë prekur nga këto probleme”.

Hispanikët në Shtetet e Bashkuara janë në moshë të re. Mosha mesatare e tyre është 28 vjeç. Ata pritet të përbëjnë 30% të popullatës amerikane në mes të këtij shekulli. Shumë udhëheqës dhe aktivistë hispanikë thonë se duan që presidenti i ri Ovama të merret me nevojat e tyre dhe të bashkësisë së tyre gjithnjë e më të madhe. //iç//

XS
SM
MD
LG