Lidhje

SHBA: Erik Holder konfirmohet si Prokuror i Përgjithshëm


Senati amerikan konfirmoi personin e emëruar nga Presidenti Barak Obama si Prokuror të Përgjithshëm.

Zoti Eric Holder u konfirmua të hënën mbrëma me 75 vota pro dhe 21 kundër. Ai është afrikano-amerikani i parë që emërohet Prokuror i Përgjithshëm, zyrtari më i lartë për zbatimin e ligjit.

Komisioni i Senatit për Çështjet Juridike votoi javën e kaluar pro konfirmimit të zotit Holder.

Votimi në Senat u vonua një javë nga senatori republikan Xhon Kornin, i cili u përpoq të merrte sigurime nga zoti Holder se ai nuk do të ndjekë penalisht agjentët amerikanë të zbulimit të cilët gjatë presidencës Bush kanë përdorur taktikën e simulimit të mbytjes në ujë të personave që akuzohen për terrorizëm.

Zoti Holder i tha Komisionit të Senatit se sipas tij, një taktikë e tillë e marrjes në pyetje përbën torturë.

Kjo teknikë është përdorur ndaj personave të akuzuar për terrorizëm të kapur nga forcat amerikane. //ii

XS
SM
MD
LG