Lidhje

Fermerët hidhen në protesta në Greqi



Policia greke hodhi gaz lotsjellës dhe u përlesh me qindra fermerë për të dytën ditë në portin më të madh detar në vend.

Dhuna e djeshme në Pire erdhi ndërsa policia bllokoi përsëri përpjekjet e protestuesve për të drejtuar një autokolonë traktorësh për në Athinë. Femerët kishin sjellë traktorët e tyre dje nga Pireu me traget nga ishulli i Kretës.

Fermerët kërkojnë të protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë për çmimet e ulta të produkteve të tyre. Protestat e fermerëve u pakësuan javën e kaluar, pasi organizatorët e sindikatër pranuar një plan kompensimi prej 650 milionë dollarësh nga qeveria.

Megjithatë fermerët e Kretës e refuzuan planin duke thënë se ai nuk bën sa duhet për të ndihmuar ishullin.

Në një incident tjetër dje, persona të armatosur qëlluan mbi një postbllok të një stacioni policie në perëndim të Athinës. Policia tha se sulmuesit hodhën gjithashtu një granadë dore e cila nuk shpërtheu. Nuk ka njoftime për viktima.//ek//

XS
SM
MD
LG