Lidhje

Media: Kristofer Hill pritet të emërohet ambasador në Irak


Media amerikane njofton se kryenegociatori i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut, Kristofer Hill, pritet të emërohet ambasador në Irak.

Ende nuk ka patur një konfirmim zyrtar të njoftimeve, të cilat citojnë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë që kanë thënë se zoti Hill pritet të emërohet në këtë post.

Zoti Hill është aktualisht Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë dhe Paqësorit.

Ai ka qenë ambasador në Korenë e Jugut, në Poloni dhe në Maqedoni. Zoti Hill ka qenë edhe i dërguar i posaçëm për Kosovën. Para se të fillonte karrierën diplomatike, ai ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Kamerun.

Nëse emërohet dhe konfirmohet nga Senati, zoti Hill do t’i zinte vendin një tjetër diplomati të karrierës, Rajan Kroker, si kryediplomati i Uashingtonit në Irak. //ii

XS
SM
MD
LG