Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton takohet me homologët evropianë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u takua dje me homologun e saj britanik dhe atë gjerman me të cilët diskutoi çështje si Afganistani, programi bërthamor i Iranit dhe konflikti izraelito-palestinez.

Zonja Klinton u takua në Departamentin e Shtetit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Dejvid Miliband si dhe me homologun gjerman Frank-Valter Shtainmajer.

Ajo i quajti dy vendet aleatë të ngushtë dhe i falenderoi ato për kontributin në Afganistan.

Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania do të punojnë bashkarisht në javët dhe muajt e ardhshshëm.

Zonja Klinton tha se ajo foli me dy ministrat e jashtëm mbi situatën në Pakistan, Lindjen e Mesme si dhe në Iran.

Zoti Milliband tha se qeveria britanike është e angazhuar për të bashkëpunuar me qeverinë amerikane mbi një sërë çështjesh. //ek//

XS
SM
MD
LG