Lidhje

Shqipëri: Parlamenti miraton anëtarët e Komisionit Zgjedhor


Në Shqipëri çështja e zgjedhjeve dhe e përgatitjeve e organizmit të procesit është bërë pjesë e debatit politik.

Mbrëmë parlamenti miratoi kandidaturat për anëtarët e Komisionit të ri Zgjedhor. Ky komision i ngritur sipas formulës së parashikuar në kodin e ri elektoral do të përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët 2 i përkasin Partisë Demokratike, 2 Partisë Socialiste, 1 tjetër një partie të krahut të djathtë i cili është përzgjedhur nga Partia Republikane dhe i gjashti nga një parti e krahut të majtë i përzgjedhur nga Partia Sociademokrate. Anëtari i shtatë sipas kodit i takon partisë në pushtet e për pasojë është zgjedhur emri i propozuar për kryetar nga Partia Demokratike, juristi Arben Ristani.

Komisioni qëndror u ngrit megjithatë në shkelje të afateve të parashikuara sikundër kanë kaluar afatet edhe për regjistrin e saktë të gjendjes civile duke vonuar kështu edhe listat e votuesve. Lidhur me këtë, Partia Socialiste ka shprehur pakënaqësi dhe kritika ndaj qeverisë.

Socialistët ankohen gjithashtu edhe për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, proces i cili sipas tyre është në kaos dhe në mungesë të një plani të saktë nga qeveria.

Dje u prodhua karta e parë e identitetit në një ceremoni ku mori pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha. Ai e quajti këtë proces si ndër më të rëndësishmit për vendin pasi sipas tij do të transformojë edhe institucionet dhe shërbimet e tjera në vend.

Për herë të parë pas fundit të viteve 80, shqiptarët po pajisen me letërnjoftime, një document i cili për nga realizimi është mjaft modern dhe me teknologji të përparuar. //ii

XS
SM
MD
LG