Lidhje

Bakojanis në Prishtinë: Qendrimi ndaj Kosovës i pandryshuar


Ministrja e punëve të jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, tha sot në Prishtinë se qëndrimi i vendit të saj ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Greqia është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur një vit më parë. Gjatë një vizite në Prishtinë, zonja Bakojanis, e cila ësthë edhe kryesuese e radhës së OSBE-së, tha se Ballkani ka pasur mjaft konflikte dhe tani është koha e paqes dhe rrugëtimit drejt integrimit evropian.

XS
SM
MD
LG