Lidhje

Dieta për diabetin e tipit 2


Personat me diabet të tipit 2 mund të përfitojnë nga një dietë me nivel të ulët glycemie apo sheqeri, që përbëhet nga ushqime të tilla si fasule, makarona, të cilat nuk e ngrejnë nivelin e sheqerit në gjak aq shumë sesa patatet ose biskotat. Një studim i ri tregon se pacientët me diabet të tipit 2 që ndoqën dietën me nivel të ulët glycemie për 6 muaj, patën një kontroll më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak në krahasim me pacientët që ndoqën dietë me ushqime të pasura me fibër. Ndërkohë, një studim i kohëve të fundit tregon se dhënia e një recete për fizkulturë mund t’a nxisë a motivojë pacientin që të kryejë ushtrime fizike për rreth një vit.

Sipas statistikave qeveritare, rreth 65 përqind e amerikanëve të rritur nuk kryejnë masën e rekomanduehsme të ushrimeve fizike. Kryerja rregullisht e ushtrimeve fizike pakëson rrezikon për t’u prekur nga sëmundje të zemrës dhe kanceri, por megjithatë shumë vetë vazhdojnë të mos i kushtojnë rëndësi. Sipas një studimi në Zelandën e re, rekomandimi me recetë i ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen më aktivë. Autorët e studimit, vëzhguan një mijë gra të moshës nga 40 në 74 vjeç, të cilat e pranonin se bënin një jetë të plogësht.

500 prej tyre nuk iu dha asnjë udhëzim, ndërsa 500 të tjerave iu dha recetë me rekomandimin që të kryenin ushtrime fizike të paktën 150 minuta në javë. Këshillues me telefon i ndihmuan këto gra për të vendosur llojin më të mirë të ushtrimeve fizike për arritur objektivin e tyre.

Pas një viti, 43 përqind e grave që iu dha recetë për fizkulturë, kryenin 30 minuta ushtrime fizike në 5 ditë të javës, krahasuar me 30 përqind të grave që nuk ishin udhëzuar. Gjithashtu, gratë që kryenin ushtrime fizike ishin më mirë se të tjerat përsa i përket shëndetit fizik e mendor.

Diabeti

Një ndryshim i vogël në dietë mund t’i ndihmojë personat me diabet për të patur një kontroll më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak. Sipas një studimi, kryer nga shkencëtarë pranë universitetit të Torontos, pacientët me diabet të tipit 2 që ndoqën dietën me nivel të ulët glykemi, patën një përmirësim në nivelet e sheqerit në gjak sesa pacientët që ndoqën dietën me ushqime të pasur me fibër. Dieta me sheqerna të pakta, përbëhet nga ushqime që nuk shktaojnë rritje të ndjeshme të nivelit të sheqerit në gjak dhe përbëhet nga fazule të zeza, makarone dhe shume fruta e perime. Dieta me nivel të lartë fibre përbëhet nga ushqime ngjyrë ikafeje si patatet me lëkurë, oriz ngjyrë kafeje dhe buka e zezë.

Pas 6 muajsh, pacientët që ndoqën dietën me nnivel të ulët glycemie kishin nivele të ulta glukoze dhe në përiudhë afatgjatë një nivel më pak të luhatshëm sheqeri në gjak. Ata gjithashtu ranë nga pesha 1 kilogram më shumë sesa pacientët që iu nënshtruan ditetës me ushqime të pasura me fibër. Kjo rënie nga pesha duket se shpjegon edhe përse shëndeti i tyre u përmirësua më shumë. Ekspertët thonë se ushqimet me nivele të ulta glycemie, treten më ngadalë nga organizme duke bërrë që sheqernat të çlirohen më ngadalë, gjë që ndihmon në rastet me diabet të tipit 2. //rd//

XS
SM
MD
LG