Lidhje

Forcë e përbashkët sigurie nga Rusia dhe 6 ish republika sovjetike


Drejtues të lartë nga Rusia dhe gjashtë ish republikat sovjetike ranë dakort të formojnë një forcë të përbashkët sigurie për t’u përgjigjur kërcënimeve rajonale.

Presidenti Dmitri Medvedev tha se anëtarët e Traktatit për Sigurinë Kolektive ranë dakort të formojnë një forcë të reagimit të shpejtë në takimin e nivelit të lartë sot në Moskë.

Forca e re do të rrisë kapacitetet ushtarake të grupit, ku përfshihet Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

I dërguari rus në NATO Dmitri Rogozin tha se forca e re do të mund të përdorë bazat në Kirgistan që përdoren tani nga forcat amerikane për operacionet në Afganistan.

Ndërkaq, zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Grigori Karasin thotë se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për dërgimin e furnizimeve përmes Rusisë tek forcat e koalicionit.

XS
SM
MD
LG