Lidhje

Ministri i jashtëm francez akuzohet për konflikt interesi


Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner hodhi poshtë akuzat e një gazetari se puna e tij si konsulent privat për sigurimet shëndetësore në Afrikë përbënte konflikt me postin e tij zyrtar në qeveri.Zoti Kushner tha sot para parlamentit francez se ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë transparente.

Në librin me titull “Bota sipas zotit K” gazetari francez Pierre Pean përqendrohet tek puna e zotit Kushner nga viti 2002 deri në vitin 2007, kur ka këshilluar autoritetet e Kongos dhe Gabonit mbi reforma në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Gazetari thotë se zoti Kushner ka marrë miliona dollarë për punën e tij dhe se disa nga pagesat i ka marrë pasi kishte marrë postin e ministrit të jashtëm.

Ministri Bernard Kushner i hodhi poshtë akuzat dhe tha se ka marrë mesatarisht 7 mijë e 700 dollarë në muaj për punën e tij 3-vjeçare. Avokati i tij thotë se ka gjasa që zoti Kushner të ngrejë padi për shpifje. Ministri i Jashtëm thotë se kritikat ka të ngjarë të jenë rezultat i xhelozisë së kundërshtarëve të tij politikë. //mm
XS
SM
MD
LG