Lidhje

Ban Ki Moon në Islamabad për bisedime me udhëheqësit pakistanezë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ndodhet në Islamabad sot për t’u takuar me udhëheqës pakistanezë.

Kreu i OKB-së pritet të njoftojë fillimin e një hetimi zyrtar për vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Buto.

Një hetim pakistanez vitin e kaluar arriti në përfundimin se kishte mundësi që ektremistët talebanë të ishin përgjegjës për vrasjen e zonjës Buto në dhjetor të vitit 2007. Por partia e saj politike ka sugjeruar se kundërshtarët e saj politikë mund të kenë luajtur një rol në komplot.
Sot më herët, zoti Ban bëri një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, ku u takua me Presidentin afgan Hamid Karzai.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zoti Ban tha se ai ka të njëjtat shqetësime si edhe zoti Karzai për numrin në rritje të viktimave në radhët e civilëve, ndërsa forcat afgane dhe të huaja përballen me kryengritësit talebanë. (ze)

XS
SM
MD
LG