Lidhje

Tiranë: KQZ e re kryen betimin në Parlamentin shqiptar


Komisioni i Ri i Zgjedhjeve u betua sot në parlamentin shqiptar se do të zbatonte me përkushtim kushtetutën dhe ligjet për të organizuar këtë verë zgjedhje të lira e të drejta. Kryetari i sapozgjedhur i KQZ, Arben Ristani, thotë se koha e mbetur deri në qershor është e mjaftueshme për të organizuar gjithçka sa më mirë. Ai tha se shpresonte që partitë të mos ndërrojne komisionerët ditën e fundit para zgjedhjeve, dhe që partitë të vazhdojnë mirëkuptimin mbi çështjet zgjedhore, ashtu si votuan Kodin e Ri Zgjedhor dhe Komisionin e Ri të Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG