Lidhje

Serbët e Mitrovicës kundërshtojnë rivendosjen e pikave doganore


Qindra qytetarë serbë të Kosovës kanë protestuar sot kundër "rivendosjes së pikave doganore" që lidhin Kosovën me Serbinë. Ditë më parë, doganierë të Misionit të Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë në Kosovë, kanë filluar regjistrimin e mallrave në këto dy pika kufitare të cilat nuk kanë funksionuar që nga 19 shkurti, kur ato u dogjën nga protestuesit serbë të zemëruar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas policisë, protestat e mbajtura në tri pjesë të ndryshme në veri të Mitrovicës, në Leposaviq e Zubin Potok, kanë kaluar të qeta. Përfaqësues të serbëve thanë ndërkaq se ky është vetëm fillimi i veprimeve për të kundërshtuar vendosjen e pikave doganore në atë pjesë.

Policia vlerëson se situata në pjesën veriore të Mitrovicës mbetet e qete, pavarësisht incidenteve të herëpashershme që shënohen në atë pjesë të Kosovës. //mm//

XS
SM
MD
LG