Lidhje

Administrata vendos nivel tavan për pagat e drejtuesve


Departamenti amerikan i Tregëtisë thotë se do të vendosë shumën e 500 mijë dollarëve si kufi për pagesat e shefave ekzekutivë të institucioneve financiare që po marrin ndihmë nga qeveria federale. Presidenti Barak Obama dhe Sekretari i Thesarit Timothi Gaitnër njoftuan këtë ndërhyrje dramatike dje duke thënë se amerikanët kanë të drejtë të nervozohen që taksat e tyre të përdoren për të vlerësuar dështimet.

Për institucionet financiare që po marrin ndihma federale, një paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë: hiqni bonuset gjigande dhe caktoni kufi për pagesat e ekzekutivëve.

Me sekretarin e ri të Thesarit përkrah, presidenti Obama kërkoi përmbajtje në këmbim të ndihmave federale. Ai i quajti pagat e larta të ekzekutivëve në këto kohë të vështira – "kulmin e papërgjegjshmërisë".

"Sigurisht ne besojmë se suksesi duhet të vlerësohet. Por njerëzit nervozohen – dhe me të drejtë – kur ekzekutivët vlerësohen për dështimet. Veçanërisht kur këto vlerësime subvencionohen nga taksapaguesit amerikanë, shumë prej të cilëve po kalojnë kohë të vështira".

Përveç kufirit të pagesave të ekzekutivëve, presidenti njoftoi gjithashtu regulla të reja në të ashtuquajturat parashuta të arta – paketat e mëdha me shpërblime që u jepen ekzekutivëve kur largohen.

"Ne po u kërkojmë kompanive të marrin përgjegjësi, të njohin natyrën e kësaj krize dhe rolin e tyre në të".

Lëvizja vjen pas zemërimit të publikut lidhur me njoftimet se firmat e Uoll Stritit paguan më shumë se 18 miliardë dollarë vitin e kaluar në bonuse – edhe pse shumë firma po dështonin dhe po kërkonin ndihmë nga qeveria.

Konsulenti i kompensimeve, Brus Ellig, thotë se ai mbështet kufirin e pagesave dhe thekson se vetë presidenti paguhet 400 mijë dollarë në vit.

"Në fakt qrkullon idea në Kongres se kufiri në pagesa duhet të jetë 400 mijë dollarë. Tani kjo duhet të jetë rregull jo vetëm për institucionet financiare por për të gjithë".

Sekretari i Thesarit Timothy Gatner pritet të japë hollësi javën e ardhshme për mënyrat e shpenzimeve të pjesës tjetër të paketës financiare 700 miliardë dollarëshe të miratuar nga Kongresi vitin e kaluar. //ad//

XS
SM
MD
LG