Lidhje

Zyrtarët amerikanë dhe irakianë paralajmërojnë për rrezikun e dhunës në Irak


Zyrtarët amerikanë dhe ata irakianë paralajmërojnë për mundësinë e dhunës në Irak, pas shpalljes sot të rezultateve paraprake të zgjedhjeve provinciale.

Në provincën e Anbarit udhëheqësit e fiseve lokale akuzojnë Partinë Islamike të Irakut në pushtet për mashtrime në zgjedhjet e së shtunës. Zëvendëskryeministri Rafi al-Issawi ishte mes politikanëve që kërkoi dje rinumërimin e votave në Anbar.

Rreziku më i madh për dhunë është në provincën e mbizotëruar nga sunitë. Shumë irakianë, sidomos suni, i bojkotuan zgjedhjet e vitit 2005 dhe zyrtarët amerikanë dhe ata irakianë i promovuan votimet e së shtunës si një mënyrë për rishpërndarjen e pushtetit në mënyrë më të barabartë mes grupeve etnike dhe sektare në Irak.

Dje, numri dy i ushtrisë amerikane në Irak, gjeneral-lejtanti Llojd Austin paralajmëroi se irakinët që kanë mbetur të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve mund të kryejnë veprime me dhunë.//lk

XS
SM
MD
LG