Lidhje

Irak: Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni i kryeministrit Al Maliki ka fituar votimet e së shtunës


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Irak tregojnë se koalicioni i kryeministrit Nouri al-Maliki korri një fitore të qëndrueshme ndaj partive fetare Shiite në zgjedhjet provinciale të së shtunës.

Shifrat paraprake të publikuara mbrëmë nga komisioni i zgjedhjeve tregojnë se Koalicioni i Shtetit Ligjor të zotit Maliki fitoi në kryeqytetin Bagdat dhe qytetin e dytë më të madh të vendit, Basra.

Aleatët e kryeministrit, gjithashtu kryesojnë në nëntë provinca të tjera.

Partitë Shiite fetare, duke përfshirë edhe atë të klerikut radikal Moqtada al-Sadr, nuk dolën aq mirë në zgjedhjet provinciale të së shtunës, në të cilat votuesit zgjodhën këshillat qeverisës në 14 nga 18 provincat.

Kryeministri është shiit, por ai ka ndjekur një politikë laike, ndërkohë që ka ndërmarrë veprime të fuqishme kundër militantëve ekstremistë fetarë.

Votimi shihet si një referendum për udhëheqjen e zotit Maliki, para zgjedhjeve kombëtare parlamentare këtë vit.//lk

XS
SM
MD
LG