Lidhje

Zvicër: Referendum për tregun e punës ndaj Bullgarisë, Rumanisë


Votuesit zviceranë do të vendosin nesër nëse do ta hapin tregun e punës të Zvicrës për anëtarët më të fundit të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Referendumi zhvillohet pas kërkesës së Grupit Rinor të Partisë Zvicerane të Popullit, grup i cili ka krijuar frikë mbi mundësinë e shtimit në masë të imigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria.

Në bazë të marrëveshjes së lëvizjes së lirë brenda BE-së, qeveria zvicerane lejon shtetasit e BE-së të punojnë në Zvicër, ndërsa shtetasit zviceranë lejohen të punojnë në vendet e BE-së.

Ky traktat lidhet në mënyrë direkte me marrëveshjet dy palëshe mes Zvicrës dhe BE-së që lejuan heqjen e barierave të tregtisë dhe të levizjes në vitin 1999.

Zyrtarët e BE-së kanë lënë të kuptohet se nëse referendumi i nesërm rrëzohet, kjo do të shkaktonte anullimin e marrëveshjeve të tjera Zvicër-BE. //ek//

XS
SM
MD
LG