Lidhje

Franca dhe Gjermania njoftojnë nismë të përbashkët ekonomike


Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thanë se do të dalin me një nismë të përbashkët për të ndihmuar Europën të përballet me krizën ekonomike.

Zonja Merkel u tha sot gazetarëve se nisma franko-gjermane synon ta bëjë Europën më të fortë.

Zoti Sarkozi tha se plani do të ndikojë për të forcuar unitetin europian. Dy udhëheqësit nuk dhanë hollësi të tjera.

Gjermania dhe Franca janë dy ekonomitë më të mëdha të eurozonës – grupi i vendeve që përdorin euron si monedhë të përbashkët. Të dy vendet janë goditur rëndë nga kriza ekonomike globale.//ek//

XS
SM
MD
LG