Lidhje

Samers: Ekonomia amerikane, më keq se asnjëherë pas Luftës


Një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit Barak Obama tha se ekonomia amerikane është në gjendje më të keqe se asnjëherë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe se për zbutjen e krizës kërkohet një ndërhyrje në përmasa të mëdha dhe e drejtpërdrejtë.

Zoti Larry Samers tha se megjithë këtë paralajmërim, Shtetet e Bashkuara nuk janë në një gjendje të tillë si depresioni i madh i viteve 30.

Ai tha sot në një intervistë televizive se vendi ka nevojë për një paketë shpëtimi ekonomik që mbështet qeveritë lokale si dhe nismat e ndryshme për arsimin.

Presidenti Barak Obama ka propozuar shpenzimin e fondeve të tjera prej rreth 800 miliard dollarësh për të shmangur mbylljen e vendeve të tjera të punës, për të shpëtuar bankat dhe për të nxitur rritjen ekonomike afatgjatë.

Por Partia Republikane e opozitës shqetësohet se një plan i tillë është tepër i kushtueshëm.

Senatorët pritet të votojnë rreth planit në ditët e ardhëshme.//ii

XS
SM
MD
LG