Lidhje

Administrata e re do të zgjerojë Këshillin për Siguri Kombëtare


Sipas një njoftimi të publikuar të shtunën, presidenti amerikan Barak Obama ka në plan të zgjerojë Këshillin për Siguri Kombëtare dhe të rrisë autoritetin e tij për hartimin e strategjive mbi në sërë çështjesh ndërkombëtare dhe vendase.

Gazeta "The Washington Post" njoftoi sot se Këshilltari për Siguri Kombëtare Xhejms Xhouns tha se struktura e tanishme e Këshillit nuk është më e dobishme.

Ai tha se Këshilli duhet të merret me çështje që nuk kanë të bëjnë vetëm me politikat e jashtme dhe të përballet me sfida të rëndësishme të shekullit të 21-të siç janë siguria e internetit, energjia, ndryshimi i klimës, shtet-ndërtimi dhe infrastruktura.

Këshilli për Siguri Kombëtare përfshin Nënpresidentin, Sekretarët e Shtetit, Thesarit dhe Mbrojtjes si dhe Ndihmësin e Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare.

Zoti Xhouns tha se struktura e re e Këshillit do të përfshijë departamente të tjera si ai i Energjisë dhe Tregtisë si dhe agjenci të tjera të vendosjes së ligjit. //ek//

XS
SM
MD
LG