Lidhje

Presidenti afgan gati për bisedime me një pjesë të talebanëve


Presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje të gjithë anëtarëve talibanë që nuk janë të lidhur me al Kaidën apo me rrjete të tjera terroriste të kthehen në Afganistan.

Gjatë konferencës për sigurinë që po zhvillohet në Mynih, zoti Karzai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë përpjekjet e qeverisë për pajtim. Një delegacion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili vizitoi Afganistanin në muajin dhjetor tha se ky qendrim i zotit Karzai ka mbështetje gjithnjë e më të madhe në Afganistan.

Zoti Karzai ka propozuar që bisedimet me talibanët të bazohen në heqjen dorë nga dhuna dhe respektimin e kushtetutës afgane nga ana e talibanëve. Presidenti Karzai po përballet me rënie të popullaritet si pasojë e korrupsionit qeveritar dhe kryengritjes talibane. //rd//

XS
SM
MD
LG