Lidhje

SHBA: 7 mijë  trupa shtesë pritet të dërgohen në Afganistan


Presidenti Obama pritet të miratojë në ditët e ardhshme dërgimin e 7 mijë trupave luftarake shtesë dhe mijëra trupave ndihmëse në Afganistan. Politikat e përgjithshme për të rikthyer sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan janë të njohura, por presidenti pritet ta bëjë dërgimin e trupave shtesë para se të vendosë për strategjinë e përgjithshme në Afganistan. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Al Pessin, njofton nga Pentagoni:

Gjatë përgatitjes së një strategjie, zakonisht planifikuesit identifikojnë synimet e tyre dhe rreziqet lidhur me arritjen e këtyre synimeve, para se të vendosin se si do të veprojnë. Por megjithëse administrata e presidentit Obama vazhdon të përpunojë strategjinë e saj zyrtare në Afganisitan, Presidenti pritet të mos i ndryshojë planet dhe të miratojë dërgimin e trupave shtesë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, Geoff Morrell, e shpjegon kështu vendimin e presidentit.

“Pavarësisht se cila do të jetë strategjia e përgjithshme, ne duhet të frenojmë keqësimin e situatës së sigurisë e cila po shihet në disa pjesë të Afganistanit. Vendimi për dërgimin e trupave shtesë justifikohet pa marrë parasysh se çfarë do të vendosë presidenti lidhur me strategjinë e mëtejshme.”

Zoti Morrell thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë një strategji ushtarake dhe civile kundër kryengritësve në Afganistan e cila kombinon veprimet ushtarake kundër militantëve me përkrahjen ndaj qeverisë vendore dhe përpjekjet për zhvillim ekonomik.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, thotë se ai është për disa ndryshime në synimet strategjike konkrete për të cilat ai punoi gjatë administratës së presidentit Bush.

“Njëra nga pikat për të cilat unë mendoj se të dyja qeveritë erdhën në përfundime të njëjta është se synimet tona në Afganistan ishin shumë të gjera dhe përqendrohen shumë në të ardhmen, pra janë përqendryar tek e ardhmja. Por ne kemi nevojë për synime më konkrete të cilat mund të arrihen gjatë tri deri në pesë viteve të ardhshme dhe që kanë të bëjnë me rivendosjen e kontrollit në pjesë të veçanta, kujdesin për sigurinë e popullatës, luftës kundër al-Kaidës, parandalimin e rikthimit të terrorizmit, shërbimet më të mira për njerëzit, pra gjëra konkrete.”

Por zoti Gates thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë një synim të rëndësishëm në Afganistan të cilin duhet ta arrijnë.

“Edhe pse kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë, ne mund ta arrijmë atë që unë besoj se duhet të jetë mes synimeve tona strategjike: Të mos lejojmë që njerëzit në Afganistan t’i ofrojnë vendstrehim al-Kaidës, të përkrahin udhëheqjen e Talibanit dhe të kundërshtojnë udhëheqjen e qeverisë së ligjshme të cilën ata e zgjodhën vet dhe nga e cila kanë interes.”

Sekretari Gates e përkrah vendimim për dërgimin e trupave shtesë, por ai po ashtu këshillon kundër dërgimit të trupave të tepërta në Afganistan pasi ato mund të krijojnë përshtypjen se janë një forcë pushtuese.

Ndërkohë, zyrtarë dhe pjestarë të ushtrisë amrikane besojnë se edhe synimet e kufizuara kërkojnë më shumë trupa, dhe ata këshillojnë se dërgimi i trupave merr kohë, pasi dërgimi i tyre nuk mund të zbatohet menjëherë pas vendimit për dërgimin e tyre.
Por jo të gjithë ekspertët janë të bindur se dërgimi i më shumë trupave amerikane është një ide e mirë. Mes tyre është edhe ish koloneli amerikan i dalur në pension, Andrew Bacevich, i cili tani është profesor në Universitetin e Bostonit.

“Unë nuk e kam të qartë urgjencën për dërgimin e trupave shtesë. Ose thënë ndryshe, pse të vendosin të dërgojnë trupa shtesë para se të përfundojë procesi i rishqyrtimit të politikave rreth Afganistanit, në bazë të së cilave do të vendosej në se është e nevojshme të dërgohen më shumë trupa për zbatimin e saj.”

Profesori Bacevich thotë se interesat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan janë shumë të limituara, në fakt në atë që Sekretari Gates nënvizojë—të parandalojnë terroristët të përdorin Afganistanin si bazë të tyre. Zoti Bacevich thotë se ndoshta ka nevojë për më shumë trupa, por ai dëshiron që së pari të shohë planin. Ai po ashtu këshillon se strategjia e shtimit të trupave dhe sulmeve në Irak, e cila ka sjellur përparime atje, nuk do të thotë që kjo strategji e njejtë mund të funksionojë në Afganistan.

Gjenerali amerikan i cili ishte i përfshirë në ndryshimin e situatës në Irak, dhe nga i cili tani kërkohet të bëjë të njejtën gjë në Afganistan, është David Petraeus. Ai e pranonë se të dy vendet janë të ndryshme, po ai thotë se disa nga strategjitë e përdorura në Irak mund të funksionojnë edhe në Afganistan. Gjatë një bisede me gazetarë së fundi, Gjenerali Petraeus nënvizoi se ai po bën disa gjëra të reja të dalura nga reflektimet e tij nga përvoja në Irak dhe nga disa gjëra të veçanta në Afganistanit.

“Do të nënvizoja, se aty ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në se merr prasysh numrin e trupave. Po ashtu do të ju kërkoja të konsideroni edhe hapat e ndërmarra të aleancës. Përqëndrohuni në sferat e tjera si autoriteti i aleancës dhe në anën e Shteteve të Bashkuara për operacionet kundër drogës. Ka një sërë sfera në të cilat janë arritur ndryshime të rëndësishme ose të cilat janë në arritje e sipër.”

Në ekipin e Gjenaralit Petraeus hyjnë afër 200 njerëz të cilët po punojnë në strategjinë e re amerikane në Afganistan, Irak dhe Pakistan dhe pjesën tjetër nën komandën e tij të re rajonale. Ky dokument, i cili pritet të përfundohet në fund të këtij viti, është i fundi nga proceset e rishqyrtimit të strategjive ushtarake dhe civile të cilat i janë dorëzuar Shtëpisë së Bardhë që të merren në konsideratë nga presidenti Obama.
Ndërkohë, ai pritet të autorizojë dërgimin e mijëra trupave të cilat do të ndihmojnë të zbatojnë çfarëdo strategjie që ai miraton.//ap

XS
SM
MD
LG