Lidhje

Australi: 84 të vdekur nga zjarret e pakontrolluar


Policia australiane thotë se numri i të vdekurve nga zjarret e pakontrolluar në pjesën juglindore të vendit ka arritur në 84, duke e bërë këtë katastrofën më vdekjeprurëse të shkaktuar nga zjarret në Australi.

Policia tha sot se viktimat gjetën vdekjen në disa zjarre që përfshinë shtetin Viktoria dhe numri i të vdekurve mund të rritet ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrënoja.

Sipas zyrtarëve, disa prej atyre që humbën jetën kishin mbetur të bllokuar në makina gjatë përpjekjeve për t’u larguar.

Autoritetet thonë se të paktën 18 vetë janë dëmtuar në rreth 400 zjarret rreth Melburnit dhe një numër shtëpish janë shkatërruar.

Kryeministri australian Kevin Rudd tha se do të dërgojë trupa ushtarake për të ndihmuar mijra zjarrfikësit vullnetarë të raskapitur nga lufta me flakët.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Xhon Brambi, tha se zjarret e tanishme janë më të rëndët që ka parë ky rajon dhe se disa prej tyre mund të jenë vënë me qëllim. //ii

XS
SM
MD
LG