Lidhje

Rusia mirëpret sinjalet e Uashingtonit për uljen e tensioneve


Rusia i mirëpriti sinjalet e Uashingtonit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të ulin tensionet në marrëdhëniet me Moskën.

Zëvendëskryeministri rus Russian Sergei Ivanov i bëri komentet për gazetarët sot në konferencën për sigurimin në Mynih. Komentet vijnë një ditë pas deklaratave të Nënpresidentit amerikan Xho Bajden, i cili tha se ka ardhur koha të riparohet “rrëshqitja e rrezikshme” në marrëdhëniet amerikano-ruse.

Zoti Ivanov e përshëndeti mesazhin e Nënpresidentit Bajden duke e cilësuar “shumë pozitive” thirrjen e tij për t’u dhënë një start të ri marrëdhënieve dypalëshe.

Marrëdhëniet amerikano-ruse kanë ardhur duke u tensionuar vitet e fundit. Moska ka shprehur zemërim ndaj planeve amerikane për instalimin e një mburoje kundër raketave në Europë. Rusia ka shprehur gjithashtu kundërshtime të ashpra ndaj mbështetjes së administratës Bush për pavarësinë e Kosovës.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dënuan ndërhyrjen ushtarake ruse në Gjeorgji dhe njohjen nga Rusia të pavarësisë së dy territoreve separatiste gjeorgjiane. //ii

XS
SM
MD
LG