Lidhje

Ligji i Dosjeve në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve


Në Shqipëri i ashtuquajturi ligji i dosjeve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Trojka e BE pati një tjetër takim sot me kryeministrin Sali Berisha. Kjo çështje do të jetë objekt edhe i misionit të dy raporterëve të Këshillit të Europës të cilët mbërritën sot në Tiranë. Edhe ministrja e jashtme e Greqisë Dora Bakojanis, e cila ka presidencën e radhës së OSBE-së tha gjatë vizitës së saj në Shqipëri se i ka parashtruar autoriteteve shqetësimin për këtë ligj dhe se zbatimi i tij do të ndiqet nga afër. Zonja Bakojanis tha se megjithë përparimet e shënuara në Shqipëri gjatë 18 viteve, vendi ka ende shumë sfida përpara, duke nënvizuar reformën në gjyqësor dhe procesin zgjedhor, të cilat tha ajo, duhet të përmbushin standartet e OSBE-së.

XS
SM
MD
LG