Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Izrael


Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare të mbizotëruara nga çështje të sigurimit dhe lufta e fundit në Gaza.

Pjesëmarrja në zgjedhje deri sot pasdite ishte 42 përqind e më shumë se 5 milionë njerëzve me të drejtë vote që do të përcaktojnë kryeministrin e ardhshëm. Votimi mbyllet në orën 10 të mbrëmjes sipas kohës lokale.

Anketat e opinionit tregojnë një garë të ngushtë mes ish kryeministrit Benjamin Netanjahu të partisë Likud dhe ministres së jashtme Tzipi Livni të Kadimës.

Partia e ekstremit të djathtë Jisreil Bei-teinu ka fituar një mbështetje më të madhe pas konfliktit në Gazë dhe pritet të dalë e treta.

Zoti Netanjahu ka premtuar të shkatërrojë grupin e Hamasit dhe nuk është shumë i gatshëm t’u kthejë palestinezëve pjesë të territorit. Zonja Livni thotë se do të mbështesë krijimin e një shteti palestinez duke respektuar marrëveshjet e mëparshme.

Asnjë parti nuk pritet të sigurojë shumicën në parlament, dhe fituesit do ti duhet të formojë një qeveri koalicioni. Rezultatet e para priten sot në mbrëmje. (ze)

XS
SM
MD
LG