Lidhje

Izrael: Dy partitë, Kadima dhe Likud shpallin fitore në zgjedhje


Në Izrael, Ministrja e Jashtme Cipi Livni dhe udhëheqësi i opozitës Benjamin Netanyahu shpallën që të dy fitore në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara dje.

Sot në mëngjes, pas numërimit të 99 përqind të votave, partia e qendrës Kadima e zonjës Livni kishte fituar vetëm një vend më shumë se sa partia nacionaliste Likud e zotit Netanyahu në parlamentin prej 120 vendesh.

Zonja Livni tha se populli izraelit zgjodhi Kadimën për të drejtuar qeverinë e re. Ajo i bëri thirrje zotit Netanyahu të bashkohej me një koalicion të unitetit kombëtar që do të kryesohej prej saj.

Zoti Netanyahu tha se pret që të jetë ai kryeministri i ardhshëm. Ai tha se Likudi së bashku me partitë e tjera nacionaliste dhe fetare fituan një shumicë të qartë në parlament.

Rezultatet e zgjedhjeve i japin partisë Likud dhe partive të tjera nacionaliste dhe fetare 64 vende në parlament, gjë që e bën të vështirë për zonjën Livni të formojë një koalicion qeverisës.

Pas finalizimit të rezultateve, presidenti i Izraelit do të caktojë personin që ai mendon se është më i aftë për të formuar koalicionin. Ai nuk është i detyruar të caktojë udhëheqësin e partisë më të madhe.//ii

XS
SM
MD
LG