Lidhje

Mënyrë e re trajtimi kundër kancerit. Masa kundër duhanit, të efektshme


Mënyrë e re trajtimi kundër kancerit

Kudo që kanceri shfaqet, në gji, lëkurë e zorrën e trashë, ai shpesh përhapet në mëlci duke u bërë më vdekjeprurës. Por tani, për disa pacientë, një trajtim i ri eksperimental po ndikon për tkurrjen e tumoreve në mëlçi.

Linda Kempbell ka kohë që ka mposhtur kancerin në lëkurë, ose kështu kishte menduar, sepse verën që kaloi mjekët zbuluan se tumoret ishin përhapur në mëlçi. Aq i madh ishte numri i tyre, sa ata e kishin të vështirë edhe për t’i numëruar. Kjo e dëshpëroi shumë Lindën. Ajo nuk kishte ditë që të mos qante. Me kancer në mëlçi, pak pacientë jetojnë më shumë se një vit.

Mjekët i thanë Lindës që t’i nënshtrohej një trajtimi të ri eksperimental; një lloj kimoterapie, gjatë së cilës qelizat kanceroze goditen me doza 10 herë më të larta sesa gjatë kimoterapisë së zakonëshme.

Doktor Riçard Aleksandër pranë qëndrës mjekësore të Merilandit, thotë se kur doza e kimoterapisë shtohet në një pjesë të trupit ku tumoret janë të pranishëm, po ashtu shtohet edhe efektshmëria e trajtimit.

Sfida e deri tanishme e përdorimit kësaj metode është se si të veprohet pa dëmtuar pjesët e shëndetëshme të organizmit. Gjatë kësaj mënyre eksperimentale mjekët fusin një tub deri në mëlçi dhe për 30 minuta i bombardojnë tumorët me kimo. Për të mos lejuar që ilaçi kimoterapik të prekë pjesën tjetër të trupit, mjekët marrin gjakun, tashmë të ngarkuar me kimo, ndërsa ai del nga mëlçia dhe e kalojnë atë në një filtër të jashtëm për të hequr kimon. Pastaj ky gjak i filtruar futet përsëri në trup.

Pas katër muajsh trajtimesh me këtët metodë eksperimentale, imazhet tregojnë se tumoret në mëlçi janë zvogëluar a tkurrur tek 50 përqind e pacientëve.

Linda sapo ka filluar të trajtohet më të këtë metodë të re dhe shenjat e para tregojnë se tumoret në mëlçinë e saj duket se po reagojnë duke u tkurrur. Një trajtim i tillë kaq i përqëndruar sjell edhe efekte anësore. Pacientët si Linda nuk e dijnë se kur tumorët do të fillojnë të zmadhohen përsëri, por me këtë metodë të re ata fitojnë kohë të çmueshme. Linda thotë se nuk është gati të vdesë dhe nëse kimoterapia e përqëndruar i zgjat jetën disa vjet, ajo ndjen se del e fituar.


Masat kundër duhanit, të efektshme

Në një studim të ri thuhet se ndalimi i duhanit ndikon thellë në shëndetin publik. Mes banorëve të Pueblos në Kolorado, rastet e goditjeve në zemër u pakësuan 40 përqind, pas zbatimit të një ligji për ndalimin e duhanit në vendet e punës e në hapsirat publike. Ekspertët mendojnë se kjo rënie e madhe e rasteve të sulmeve në zemër është rezultat i drejtpërdrejt i mosekspozimit të njerëzve që nuk e pijnë duhanin ndaj këtij tymi të dëmshëm.

Banorët e qytetit Pueblo duket se po marrin frymë lirisht, falë një ligji të vitit 2003 që ndalon pirjen e duhanit në vendet e punës e në ato publike. Me këtë ajër të pastër, banorët kanë edhe një shëndet më të mirë. Sipas një studimi nga ekspertë të Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, numri i personave të shtruar në spital për shkak të goditjeve në zemër ra shumë pas hyrjes në fuqi të ligjit mbi ndalimin e duhanit. 18 muaj para këtij ligji ishin regjistruar 400 raste goditjesh në zemër, ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit, ky numër ra në 237. Qytetet fqinje ku ligji për ndalimin e duhanit nuk është në fuqi, numri i rasteve të goditjeve në zemër nuk ka ndryshuar. Studime të ngjashme në shtete të tjera amerikane e lidhin zbatimin e rreptë të ligjit për ndalimin e duhanit në vendet publike me pakësimin e numrit të vdekjeve nga sëmundjet në zemër dhe kanceri në mushkëri. Ekspertët mendojnë se nga ligji kundër duhanit duket se përfitojnë më shumë ata që nuk pijnë duhan, pasi ata tani nuk preken nga tymi që lëçshojnë ata që pijnë. Megjithëse treguesit anojnë në favor të ndalimit të duhanit, 20 përqind e shteteve amerikane nuk kanë ligje për mospirjen e duhanit në restorante apo në zyra.

XS
SM
MD
LG