Lidhje

Gjykata e Hagës pezullon gjyqin e Vojisllav Sheshelit


Gjykatësit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi pezulluan gjyqin e udhëheqësit ultranacionalist serb Vojisllav Sheshel.

Deklarata e publikuar të mërkurën nga Haga nuk shpjegon arsyet për këtë veprim. Një deklaratë tjetër pritet po të mërkurën më vonë.

Shesheli, i cili ende udhëheq partinë radikale serbe po gjykohet nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Ballkan në vitet 1990.

Prokurorët ngritën akuza të tjera muajin e kaluar, duke thënë se Shesheli nuk ka përfillur urdhërin për të mos nxjerrë identitetin e tre dëshmitarëve të mbrojtur që dëshmuan në gjyqin e tij. Autoritetet thanë se i pandehuri zbuloi identitetet e dëshmitarëve në një libër. //bsa//

XS
SM
MD
LG