Lidhje

Serbët kundërshtojnë institucionet e Kosovës


Mijëra veta protestuan të martën kundër krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa të mërkurën një grup i qytetarëve serb pengoi forcat paqeruajtëse në përpjekjet e tyre për te vendosur një qendër të lëvizshme për rekrutimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë në veriun e vendit.

Përfaqësues të serbëve thanë se përpjekjet e sotme të KFOR-it janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në në formimin e Forcës së Sigurisë. Një zëdhënës i NATO-s në Prishtinë tha ka ndodhur një tubim paqësor i qytetarëve, ndërsa ekipi i KFOR-it ka qëndruar në fshatin Grabovc në veri dhe është larguar prej andej sipas planeve.

Çështja e Forcës së Sigurisë është diskutuar të mërkurën edhe në një takim ndërmjet ministritë të kësaj force Fehmi Mujota dhe komandantit të krahut jugor të NATO-s, admiralit amerikan Mark Fitzgerlad. Në një njoftim pas këtij takimi që është mbajtur larg syve të gazetarëve thuhet se vëmendje e posaçme i është kushtuar procesit të përzgjedhjes së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë dhe pakënaqësive që kanë përcjellë fillimin e procesit për ngritjen e kësaj force. //bsa//

XS
SM
MD
LG