Lidhje

SHBA: Arrihet marrëveshje për formën përfundimtare të paketës së stimujve


Negociatorët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit arritën një marrëveshje për paketën e stimujve ekonomikë me vlerën e 789 miliardë dollarëve, duke i hapur rrugën votimit përfundimtar të paketës në Kongres.

Në një konferencë shtypi dje pasdite, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Herri Rid tha se ligji i arritur me kompromis duhet të krijojë 3,5 milionë vende pune sa po të hyjë në fuqi. Senatorë republikanë të moderuar, si Susan Kollins dhe Arlen Spekter ishin mes atyre që folën pro ligjit.

Zonja Kollins tha se projektligji është “me përgjegjësi nga ana fiskale”, ndërsa zoti Spekter tha se situata e rënduar kërkonte marrjen e një veprimi vendimtar. Por udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Xhon Bohner tha se paketa duhet të kishte përfshirë më tepër shkurtime taksash dhe më pak shpenzime qeveritare.

Në një deklaratë, Presidenti amerikan Barak Obama tha se “kompromisi i arritur me vështirësi" do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës, do të ulë taksat për familjet dhe bizneset dhe do ta verë ekonominë përsëri në rrugën normale.//lk

XS
SM
MD
LG