Lidhje

Koala që i shpëtoi zjarrit në Australi


Një ndër vendet me një larmi unike speciesh në botë është Australia. Zjarret shkatërrimtare të ditëve të fundit vunë në rrezik shumë nga speciet e egra të rajonit të Viktorias.

Por drejtuesit e ekipeve të shpëtimit thonë se po bëhen përpjekje të ethshme për të shpëtuar shumë prej kafshëve. Një nga kafshët që është bërë simbol i shkatërrimit masiv të zonës është një koala, së cilës punonjësit e ekipeve të ndihmës i kanë vënë nofkën Sam. Ajo u gjet në mes të një pylli me putra të djegura nga zjarri. Zjarrfikësi David Tree i ofroi kafshës së trembur një shishe me ujë, që krijesa e egër e pranoi pa problem. Është një moment që ka mbuluar faqet e gazetave në të gjithë botën si simbol i tragjedisë katastrofike në Viktoria.

Këto ditë zjarrfikësit kanë sjellë në qendra rehabilitimi qindra kangurë, koala, zogj dhe zvarranikë të dehidratuar apo plagosur nga zjarri. Agjencia Australiane e Lajmeve Associated Press citon një ekspert të faunës sipas të cilit zjarret që filluan më 29 janar kanë vrarë mbi 1 milion kafshë indigjene.

XS
SM
MD
LG