Lidhje

Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe BB


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha se vendi i tij nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare financiare megjithë kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës.

Zoti Tadiç theksoi vendosmërinë e e qeverisë së tij për të përmirësuar stabilitetin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë dhe për ta ndihmuar të marrë pjesë në tregtinë rajonale. Udhëheqësi serb foli pas bisedimeve në Beograd me komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim Oli Ren.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se Beogradi tha se zoti Tadiç po i referohej me sa duket kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Zoti Ren tha se diskutimet u përqëndruan në përparimin e Serbisë drejt pranimit në BE dhe mundësisë së ndihmës financiare për të mbështetur Beogradin në kushtet e krizës ekonomike botërore.

Zyrtari i BE-së përsëriti pikëpamjen e tij se Serbia nuk duhet të nxitohet për të kërkuar anëtarësimin. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të plotë të Serbisë me gjykatën e Hagës para se të kërkojë anëtarësim. (ze)

XS
SM
MD
LG