Lidhje

Shqipëri: BE kërkon shqyrtimin e ligjit të dosjeve nga Gjykata Kushtetuese


Bashkimi Evropian kërkon që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri të jetë në gjendje të marrë një vendim për ligjin e dosjeve përpara se ai të hyjë në fuqi.

Në një deklaratë të vendeve anëtare të shpërndarë sot, pas mbledhjes së Komitetit për Vendet e Ballkanit Perëndimor, zhvilluar dje në Bruksel rikonfirmojnë se ligji ngre shqetësime lidhur me disa aspekte të procedurës dhe përmbajtjes.

Por sot, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli la të kuptohej se parlamenti do vazhdojë me procedurat për zbatimin e ligjit e njoftoi se do t'i dërgohet një letër Gjykatës Kushtetuese ku i kërkohet që anëtarët e saj që preken nga ligji të mos merren me gjykimin e kësaj çështjeje.


XS
SM
MD
LG