Lidhje

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve voton sot për planin e stimulimit ekonomik


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nenci Pelosi, tha se Dhoma do të votojë sot për paketën e stimulimit ekonomik të presidentit Barak Obama prej 789 miliard dollarësh.

Zonja Pelosi u tha dje gazetarëve se kjo votë në Kongres do të jetë ‘historike dhe transformuese’. Dhoma e Përfaqësuesve ka një numër të mjaftueshëm demokratësh për miratimin e projektligjit, edhe nëse asnjë republikan nuk e mbështet atë.

Edhe Senati pritet të votojë mbi paketën para fundit të javës me shpresë që projekt-ligji përfundimtar të jetë gati për firmën e presidentit Obama javën e ardhshme, për ta kthyer atë në ligj.

Negociatorët nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati arritën një marrëveshje kompromisi të mërkurën mes versioneve të miratuara nga secili organ veças. Kjo paketë përfshin rreth 311 miliardë dollarë në shpenzime për infrastrukturën, kujdesin shëndetsor, projekte të energjisë, dhe ndihma për amerikanët me të ardhura të ulëta. ze)

XS
SM
MD
LG