Lidhje

Tërhiqet edhe një kandidat tjetër i presidentit Obama


Kandidati i presidentit Obama për në postin e Sekretarit të Tregëtisë, senatori republikan, Judd Greg, tërhoqi kandidaturën e tij, duke thënë se ‘nuk ishte diçka e përshtatshme për të’.Me anë të një deklarate, senatori nga shteti Nju Hempshër citoi si arsye ‘konflikte të pazgjithshme,’ siç u shpreh ai, lidhur me çështje si paketa e stimulimit ekonomik dhe regjistrimi i popullsisë. Ai tha se presidenti ka nevojë për një ekip që e mbështet atë plotësisht në të gjitha nismat e tij.Senatori Greg foli vetë me gazetarët dje dhe tha se vlerësonte gadishmërinë e presidentit Obama për të emëruar anëtarë të Partisë Republikane në poste të rëndësishme të kabinetit. Ai shtoi se bëri gabim që pranoi emërimin.Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se Presidentit Obama i vjen keq që senatori Greg ndryshoi mendim.Në deklaratë thuhej gjithashtu se sapo u bë e qartë se zoti Greg nuk do ta mbështeste presidentin në disa çështje me përparësi, u bë e domosdoshme që senatori Greg dhe administrata Obama të ndryshonin kurs.

Presidenti amerikan Barak Obama ishte pranë një fitoreje të madhe dje në Kongres për paktën e tij stimuluese prej 790 miliardë dollarësh, por lufta për këtë plan i dëmtoi përpjekjet e tij për bashkëpunim dy-partiak, ndërkohë që republikani i zgjedhur nga ai si Sekretar i Tregtisë tërhoqi emërimin e tij dje.

Senatori republikan nga Nju Hempshir Judd Gregg dha si arsye pjesërisht "konfliktet e pazgjidhshme" me mënyrën si zoti Obama do ta trajtojë paketën stimuluese, të cilën presidenti e ka mbështetur si të domosdoshme për të ringjallur ekonominë amerikane në rënie.

Zoti Greg, ishte i emëruari i tretë i kabinetit të Presidentit Obama dhe kandidati i dytë si Sekretar Tregtie, që heq dorë nga kandidatura, duke sprapsur përpjekjet e presidentit për ta kompletuar kabinetin e tij.

Megjithatë, zoti Obama ende ka dy republikanë në kabinetin e tij, bashkëpunim i pazakontë mes dy partive.

Më herët gjatë një konference për shtyp, zoti Greg tha se pranimi i kandidaturës kishte qenë gabimi i tij dhe vuri në dukje se presidenti Obama kishte qenë shumë zemërgjerë dhe vlerësoi dëshirën e tij për të përfshirë një shumllojshmëri mendimesh.

"Ai ka qenë njeri që është përpjekur të bashkëpunojë edhe me partinë tjetër, dhe unë e respektoj këtë," tha zoti Greg.

Në një intervistë për gazetën Springfield Journal Register të Ilinoit, zoti Obama tha se ishte befasuar nga vendimi, meqenëse Judd Gregg i ishte qasur me interes administratës së tij.

Zoti Greg, 61 vjeç, tha se e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë që më herët gjatë javës për vendimin e tij.

Zoti Obama u tha gazetarëve që udhëtonin me të se zoti Greg ishte njeri i mirë dhe se besonte sinqerisht se ai donte të bashkëpunonte.

Megjithatë, presidenti Obama tha se mendonte që zoti Greg nuk ishte ende i gatshëm të largohej nga senati.

XS
SM
MD
LG