Lidhje

SHBA: Hetuesit në vengjarjen e rrëzimit të avionit - 49 të vdekur


Hetuesit federalë kanë shkuar në vendin ku mbrëmë u rrëzua një avioni pasagjerësh pranë qytetit Bafëllo duke lënë të paktën 49 të vdekur.

Autoritetet thonë se avioni me dy motorë i kompanisë Continental Airways ishte nisur nga aeroporti Nju Ark i Nju Xhersit dhe duhet të ulej pas pak minutash në një aeroport të Bafëllos kur u rrëzua papritur në një lagje banimi.

Të vdekurit përfshinin të 44 udhëtarët, 4 anëtarët e akuipazhit si dhe një person në shtëpinë ku ra avioni. Dy njerëz të tjetër që ndodheshin në shtëpi mbetën të plagosur.

Zyrtarët thonë se çarja e një tubacioni gazi në vendin e ngjarjes vazhdon të ushqejë flakët dhe ata shpresojnë të arrijnë të mbledhin provat deri sot pasdite.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit thotë se ekspertët janë tani në gjendje të bëjnë kërkimet për kutinë e zezë të avionit për të sqaruar shkaqet e rrëzimit. //ii

XS
SM
MD
LG