Lidhje

Hollivudi - Filmat e rinj në kinematë amerikane


Dy filma të rinj, nisin që nga sot të shfaqen në kinematë amerikane. Komedia "Confessions of a Shopaholic" dhe filmi policesk " The International", tashmë janë në kinematë amerikane, dhe priten vlerësimet për ta, si nga publiku ashtu dhe nga kritika. Ndërkaq, java e kaluar ishte mjaft e suksesshme për filmin më të fundit ku interpreton Xhenifer Aniston.

"Ai nuk është I dhënë pas teje", është filmi më I ri I cili po shfaqet me sukses në kinematë amerikane. Protagoniste të filmit janë disa vajza nga mosha 20 deri në 30, të cilat nuk arrijnë të kuptojnë saktë sinjalet që djemtë japin në lidhje me marrëdhëniet e tyre dashurore.

Jennifer Aniston interpreton Betin, e cila ka mëse 7 vjet me të dashurin e saj ( I cili interpretohet nga Ben Aflek), e I cili nuk I kërkon që të martohen. Për të kjo, gjë mund të çojë deri në ndarje.

Ndërkaq Jennifer Connelly, interpreton Janinen, e cila ka problem me martesën e saj, pasi bashkëshorti I saj, ka nisur të flirtojë me një trajniere joge (që interpretohet nga Skarlet Johanson). Pak a shumë, mospërputhja mes asaj çka ato kërkojnë, dhe asaj çka është realitet, krijon dhe fabulën komike të filmit.

Filmi " He is just not that into you", është në krye të klasifikmit për filmat e rinj. Brenda javës së pare të transmetimit ai fitoi rreth 28 milion dollarë nga shitja e biletave. Në këtë film interpretojnë emra të njohur të ekranit të gjerë, si : Drju Barrimor, Kevin Konelly, Xhinifer Guduin etj.

2. Në prag të Shën Valentinit, në kinematë amerikane nis shfaqjen filmi "Confessions of a shopaholic", një film I cili trajton pasionin e një vajze të re p[r blerje të shumta, dhe të pamatura. Aktorja krysore e këtij filma, Ajla Fisher, tregon ne një intervistë se, për të ishte e papritur që ajo të fitonte rrolin kryesor në këtë komedi. Ajo interpreton Rebeka Blumwud, e cila është një vajzë mjaft simpatike nga Nju Jorku, e cila është speciliste për të prishur para në blerje nga më të shumtat dhe nga më të kotat.

Aktorja Fisher, thotë se ajo nuk është e dhënë mbas blerjeve dhe ky film do të jetë një arsye mjaft e mire për mos të bërë pazare kohë e pa kohë.

3. Një tjetër film I cili nis sot shfaqjen në kinematë amerikane është dhe "The International". Klive Ouen, dhe Naomi Watts janë personazhet kryesore në këtë film, I cili trajton temën e terrorizmit. Ouen interpreton një agjent të Interpolit, I cili po heton për të ardhurat e një banke që financon terrorizmin anemban botës, ndërsa Watson një avokate që merret me këtë çështje. Filmi u shfaq për herë të parë në festivalin e filmit në Berlin, ndërsa që nga sot ai është I pranishëm në ekranin e gjerë për shikuesit amerikan.//mm//

XS
SM
MD
LG