Lidhje

Presidenti Obama nxit miratimin e paketës ekonomike


Presidenti Barak Obama theksoi sfidat me të cilat përballet ekonomia amerikane, duke thënë se që kur filloi recesioni janë mbyllur 3.6 milionë vende pune.

Zoti Obama foli para drejtuesve të biznesit në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në dukje se shumë nnga kompanitë e tyre janë nën një presion të jashtëzakonshëm, me të ardhurat në rënie dhe vështirësitë për të marrë kredi. Ai foli ndërsa Kongresi bëhet gati të votojë po sot për një plan masiv për stimulimin e ekonomisë. Ligjvënësit zhvilluan negociata intensive për të arritur një kompromist mes varianteve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Pritet që paketa të kushtojë 789 miliardë dollarë.

Zoti Obama tha sot se plani do t'u japë shtysë shpenzimeve, do të sjellë investimet e nevojshme për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenie si edhe do të ruajë, ose do të hapë 3.5 milionë vende pune.//mm//
XS
SM
MD
LG